Ka përfunduar asfaltimi i segmentit nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave në Durrës.

Lajmi është bërë i ditur nga zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryebashkiakja Emiriana Sako.

Ato kanë ndarë foto dhe video nga rruga 4 kilometra të gjatë, përfundimi i rehabilitimit të së cilës pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Ky është një aks mjaft i rëndësishëm që i shërben turistëve por edhe 37 mijë banorëve të njësisë së Rrashbullit dhe 28 mijë banorëve të zonës së plazhit”, thotë kryebashkiakja Emiriana Sako.

Tashmë po vendoset sinjalistika horizontale dhe vertikale, që do të përmbyllë kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme.