Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Bazilika” në njësinë administrative Ishëm.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se ky aks me gjatësi 4 kilometra do ti shërbej rreth 1500 banorëve të zonës.

Ndër të tjera Sako shkruan se “Po kështu kjo rrugë lidhet edhe me aksin Thumanë-Fushë Krujë dhe lehtëson ndjeshëm qarkullimin sidomos gjatë stinës së verës, i shërben edhe turizmit sepse ky aks lidh Gjirin e Lalzit me veriun e Shqipërisë.”

Postimi i plotë:

Vazhdojmë investimet e rëndësishme në infrastrukturën rrugore në të gjitha njësitë e bashkisë së Durrësit.

Në njësinë administrative Ishëm ku sapo ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Bazilika” me gjatësi 4 kilometra. Ky aks i rëndësishëm lidh tre fshatrat e kësaj njësie Fushë Gjuricë – Fushë Kapedanë – Fushë Kërtushaj dhe i shërben rreth 1500 banorëve të këtyre zonave.

Po kështu kjo rrugë lidhet edhe me aksin Thumanë-Fushë Krujë dhe lehtëson ndjeshëm qarkullimin sidomos gjatë stinës së verës, i shërben edhe turizmit sepse ky aks lidh Gjirin e Lalzit me veriun e Shqipërisë.