Brazil, 5 korrik 2014 – Futbollisti dhe shënuesi më i mirë i Brazilit, Neymar duket se i ka dhënë fund botërorit pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Kolumbisë.

Kështu raporton televizioni brazilian SporTV, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe BBC e cila ka thënë se fraktura që ka pësuar braziliani do ta mbajë atë jashtë ndeshjeve të mbetura të kombëtares së tij.

Brazili u kualifikua në gjysmëfinale të botërorit ku do të ndeshet me Gjermaninë ndërsa në këtë ndeshje përveç Neymar do të mungojë edhe kapiteni Thiago Silva.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/