6 qershor 2015 – Barcelona triumfoi në finalen e madhe të Champions League, duke fituar 3-1 ndaj Juventusit me gola të Rakitiç, Suarez dhe Neymar.

Në një atmosferë fantastike dhe entuziaste, dy skuadrat më të mira të Europës, Barcelona dhe Juventus zbritën në fushën e blertë në stadiumin  “Olympiastadionin” në Berlin për të luajtur në finalen e madhe të Champions League.

Kaluan vetëm 4 minuta dhe skuadra e Barcelonës kaloi në avantazh me Rakitic, duke e çuar rezultatin 0-1.

Pjesa e pare u mbyll me këtë rezultat, dhe ka qenë skuadra e Barcelonës e cila ka dominuar lojën.

Duhet të vinte minuta e 55-të në pjesën e dytë, që Juventus të barazonte rezultatin 1-1 me anë të Moratas, derisa në minutën e 68-të, Suarez e përmbys rezultatin, duke e çuar 1-2.

Por, ata nuk janë ndalur me kaq, Barcelona trefishon rezultatin në kohën shtesë, madje në minutën e 97-të, duke e mbyllur lojën me rezultatin 1-3.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/