DURRËS, 23 qershor 2013 – Në orën 23.30 përfundoi shoqërimi dhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të të 444 Qendrave të Votimit në shkallë Qarku.
Punonjësit e Policisë të ngarkuar me shoqërimin e tyre kanë firmosur procesverbalin e marrjes në dorëzim dhe janë larguar nga ambientet e KZAZ së bashku me një kopje të tij.
Procesi i shoqërimit dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore për në Vendin e Numërimit të Votave u zhvillua normalisht, pa probleme.





