Protestuesit hedhin bomba molotov drejt kryeministrisë, sapo lideri i tyre Sali Berisha përfundoi fjalimin e tij.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, kanë nisur tensionet përpara Kryeministrisë.

Protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga PD-ja, filluan të godasin godinën e Kryeministrisë me bomba molotovë dhe fishekzjarrë.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin që u ndez përballë tyre, ndërkohë që Berisha valëviste flamurin shqiptar nga podiumi.