Atletico Madridi ka marrë fitoren më të rëndësishme të sezonit në La Liga ndaj Real Valladolid me rezultat 2-1, duke u shpallur kampion i Spanjës.
Me 86 pikë të mbledhura, Los Colchoneros e mbyllin si të parët kampionatin, duke lënë pas Real Madridin dhe Barcelonën.
Ky është titulli i 11-të i kampionit për Ateletico Madridin, ndërsa fiton sërish trofeun e më të mirët në Spanjë pas shtatë vitesh.
Ndeshja nisi më mirë për Real Valladolid që shkoi në pushim me rezultat 1-0 me golin e Oscar Plano në minutën e 19-të të takimit.
Ishte Angel Correa në pjesën e dytë që me një gol të bukur barazoji rezultatin në 1-1 në minutën e 57-të.
Nuk vonoi shumë dhe Atletico mori epërsinë, ku Luis Suarez shënoi në minutën e 66-të për 2-1.
Uruguaiani mori një top në mesin e fushës dhe i vetëm me portierin shënoi me qetësi të madhe.
Pas sinjalizimit të albitrit për përfundimin e lojës, lojtarët dhe stafi i Atletico Madridi kanë filluar të festojnë.





