Pas përfundimit të intervistimit të 163 kanditadëve për 32 vendet vakante të mbetura në Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 75 prej tyre do të bëjnë testin e poligrafit, i cili fillon më 9 gusht.

Ndërsa faza e radhës është plotësimi i deklaratës së pasurisë dhe kontrolli i figurës.

Faza e intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Rrugëtimi i hetuesve të BKH fillon me procesin e përzgjedhjes gjatë përfshin teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.