Fshati Shënvlash është lidhur me rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të ndotura dhe bëhet fshati i parë që tashmë i dërgon këto ujëra drejt impantit të trajtimit që gjendet në këtë zonë.
Investimi me fonde të buxhetit të shtetit ka përfundar pak kohë më parë dhe së fundmi është kryer dhe kolaudimi. Projekti në fjalë u prezantua në kuadër të projekteve për 100 fshatrat turistikë dhe ai ka një rëndësi të madhe pasi në këtë fshat nuk ka pasur fare rrjet kanalizimesh të ujërave të zeza.
Firma zbatuese e punimeve ka ndërtuar rrjetin kryesor të kanalizimeve, rrjetin sekondar dhe terciar, me gjatësi totale prej 15.3 km. Gjithashtu janë ndërtuar edhe 420 puseta kontrolle si dhe 6200 pika lidhje në të gjithë zonën ku është zbatuar projekti.
Pas këtij investimi, brenda ketij viti do të fillojë edhe ndërhyrja për rehabilitimin e ujësjellësit të fshatit me synim që ai të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Investimet në fjalë iu vijnë në ndihmë një popullsie prej rreth 3500 banorësh.





