Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende të tjera janë përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit.

Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria e këtij vendi ka vendosur lirimin e masave, pasi një periudhe të gjatë karantine.

Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.

Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët sot dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane.

Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.