Përfundon kontrolli i 16 emigrantëve të parë që mbërritën këtë të mërkurë nga Italia në vendin tonë.

Burime për Klan News bëjnë të ditur se 14 prej tyre do të dërgohen në Gjadër.

Ndërsa 2 të tjerë do të rikthehen në Itali, për shkak se janë minorenë.

Pas afro 1 viti nga firmosja e marrëveshjes mes kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama për emigrantët, zbatimi i saj nisi ditën e sotme.

Anija që u nis nga Lampedusa të hënën u ankorua në portin e Shëngjinit, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit derisa të përfundojnë procedurat e azilit.

Në bazë të marrëveshjes që është me afat 5-vjeçar, në vendin tonë pritet të vijnë 36 mijë refugjatë, të cilët do të shpëtohen në det nga autoritetet italiane.