PUKË – Prej 5 orësh 8 makina qëndruan të bllokuar në ‘Qafën e Malit’ në Pukë, si pasojë e bllokimit të rrugës nga rënia e një shkëmbi. 

Ndërhyrja e Drejtorisë së Rrugëve në Pukë mundësojë dërgimin e një fadrome, e cila bëri të mundur hapjen e rrugës. 

Personat e bllokuar në një lidhje telefonike për News24 ishin shprehur se si pasojë e shembjes së një shkëmbi në ‘Qafën e Malit’, ishin bllokuar në një zonë e cila ishte e rrethuar nga dëbora e nuk kishin mundësi të ktheheshin pas. 

Mes të bllokuarve kishte edhe gra e fëmijë, të cilët më herët, me ndihmën e forcave të policisë u bë e mundur transportimi i tyre drejt Bajram Currit.

Dërgimi i një fadrome, nga Drejtoria e Rrugëve në Pukë, bëri të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizjen e 8-të makinave, me 13 personat e fundit që kishin ngelë të bllokuar. 

Zona e Qafës së Malit, është një zonë problematike për sa i përket akseve rrugore, si dhe reshjeve të mëdha të dëborës.