U përfol se mund të kishte një gjobë ose dënim për 12 klubet “rebele” që tentuan të krijonin Super Ligën e Europës, në mbledhjen e  Komitetit Ekzekutivit, UEFA vendosi të mos marrë asnjë masë ndaj tyre.

Presidenti Aleksander Ceferin, i kërcënoi klubet me përjashtim, menjëherë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së tyre të dielën, por dështimi edhe një herë tjetër i këtij projekti, solli një zbutje të gjuhës së sllovenit, i cili e mirëpriti hapin e tyre pas. Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Juventus, Inter, Milan, Mançester Junajtid, Liverpul, Mançester Siti, Arsenal, Totenham dhe Çelsi reaguan në kohë dhe e pranuan se një Super League e mbyllur nuk ishte ajo që i duhej futbollit.

Sa i përket formatit të ri të Championsit nuk përjashtohet mundësia e përshpejtimit të kohës duke e lancuar atë që nga viti 2022.