Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u shpreh se vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte një vrasje e paralajmëruar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt ditën e sotme, Sadushi tha se kjo ka ardhur për shkak të fushatës denigruese dhe gjuhës së përdorur ndaj zyrtarëve të drejtësisë.
“Vdekje e paralajmëruar sepse prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve. Është goditur autoriteti i njerëzve të drejtësisë. Kjo nuk është vetëm klimë mosbesimi por fushatë e vazhdueshme denigrimi. Vonesat në gjykimin e cështjeve dhe mos respektimi i afateve plagë që dëmtojnë besimin e publikut dhe e kthejnë në dënim për qytetarët”, tha ai.





