DURRËS, 8 tetor 2014– Drejtori i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, është dërguar në bankën e të akuzuarit pas mbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë pas akuzës së marrë se zyrtari i këtij institucioni ka marrë 2 mijë euro për t'i dhënë leje mjedisore një subjekti. Arrestimi i tij është bërë në fund të muajit qershor dhe akuza që rëndon ndaj tij është ajo e "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
/SotNews/





