Përfundon në prangat e policisë analisti Roland Lami.
Shqiptarja.com shkruan se teksa drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur, Lami ka humburi kontrollin dhe është përplasur me derën e një biznesi.
Pas ngjarjes 48-vjeçari është arrestuar nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Tiranës.
Roland Lami është i njohur në botën e medias, pasi është pedagog, profesor i shkencave politike dhe analistë. Gjithashtu, ai ka botuar me dhjetëra artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.





