Anëtarësia e PD-së së Durrësit përzgjedh emrat që kalojnë në fazën tjetër të kualifikimit.

Nga lista me 28 emra që u dërguan në bazë për t’u votuar me parimin një anëtar një votë nuk u skualifikua asnjë dhe lista kaloi e plotë.

Burime nga dega lokale e PD bënë të ditur për “DurrësLajm” se procesi i votimit ka shkuar shumë mirë, ndërkohë që gjatë procesit të numërimit të votave kontestuese është vënë re se ka pasur disa emra në listë që janë votuar nga anëtarësia, por pa marrë kuorumin e nevojshëm që mund t’i skualifikonte nga gara.

Kujtojmë se çdo anëtar mund të kontestonte deri në 5 kandidatë. Pas votimit ata që do të kenë më shumë vota NEGATIVE do të skualifikohen nga gara. Emrat që do të mbesin do dërgohen në Tiranë për kualifikimin FINAL.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

LISTA

1.ARDIAN MUKA

2.ARJAN DEDEJ

3.ARLIND  BOSHKU

4.ARMAND TELITI

5.ARTION BAJRAMAJ

6.BLERINA REÇI (XHAKOLLI)

7.DEJANA BURGIA

8.EDLIRA DEVOLLI

9.EDMOND HOXHA

10.ERALD DERVISHI

11.ERZEN LACI

12.FATBARDHA KADIU

13.FLORID SHAZIVARI

14.GAZMEND OKETA

15.IGLI CARA

16.IVO JORGONI

17.MANJOLA LUKU

18.MERITA  DAKOVELLI CELA

19.MIRELA SHALA

20.NASILD ALIKAJ

21.NERITAN GOLJA

22.OERD BYLYKBASHI

23.PELLUMB   BERISHA

24.REDI MYSHKETA

25.RISELDA KALIA

26.SOKOL KAPIDANI

27.XHORXH  ALEKSI

28.ENRI CENO