Është mbyllur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në 21 në Durrës.

Kandidatja e PS-së, Emiriana Sako ka arritur të marrë 12804 vota, ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 6009 vota dhe ai i PD-së me 2658 vota.

Ndërkohë, 550 vota kanë dalë të pavlefshme.

KZAZ-ja 21 e cila ishte vendosur te Pallati i Sporti ishte qendra e numërimit me më shumë kuti votimi, 109 kuti nga 5 njësi administrative.

Ndërsa procesi i numërimit është drejt përfundimit edhe në KZAZ-të 23 dhe 24.