Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Shijakut. Konfirmohet për një mandat të dytë kryebashkiaku Elton Arbana i cili fiton me një diferencë të thellë me rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezeart Tusha.
Në përfundim të procesit të numërimit, Arbana doli fitues me 4400 vota diferencë, e përkthyer në përqindje 66% për kandidatin e PS dhe 34% për kandidatin e “BF”.