Ka përfunduar numërimi i qendrave të votimit të njësisë administrative Sukth, ku paraprin kandidatja e PS-së Emiriana Sako me një diferencë prej 1100 votash kundrejt kandidatit tjetër të koalicionit “BF” Igli Cara.

Në 32 QV të Sukthit, Sako ka marrë 58.14 % të votave, ndërsa Igli Cara 41.86 %.

Edhe në njësinë administrative të Ishmit, ku procesi i numërimit të votave përfundoi që në mëngjes, rezultati doli në favor të Sakos, 1149 vota, kundrejt 772 votash për Igli Carën.