Ka përfunduar në Rrogozhinë procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e pjesshme vendore. Kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, ka fituar zgjedhjet dhe ka marrë 60.7% të votave ose e përkthyer në 5438 vota.

I dyti ka dalë Ferdinand Saraç i PD me 1966 vota dhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” ka marrë 1550 vota.

Gjithsej në Rrogozhinë janë numëruar 53 kuti, ndërsa KQZ përllogarit që pjesëmarrja të ketë qenë në masën 28.59%.