Është mbyllur procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Qytetarët në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë votuan sot për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, ku në disa zona ka hasur vështirësi për shkak të dëborës.

Më konkretisht, në tre qendra votimi, dy në Shosh dhe një në Pult të Shkodrës është anuluar votimi për shkak të motit të keq.

Ky proces do të zhvillohet në një moment të dytë duke pritur rezultatin në qendrat e tjera.