22 qershor 2015 – Në 4 vitet e ardhshme bashkitë e Hasit, Skraparit, Pustecit, Delvinës, Kolonjës, Libohovës, Peqinit, Fushë Arrzit dhe Pukës do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë.
Në Pustec, Edmond Themelko i ASHE-së ka fitur ndaj rivalit të tij Miallaq Apostollovski i APPD-së.
Në Bashkinë e Hasit, Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%.
Në Skrapar, fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.
Në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave.
Në Peqin ka fituar kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota.
Në Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4997 vota, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 4076 vota.
Në Libohovë, Luiza Mandi e ASHE-së ka arritur të marrë 53.65% të votave, duke mundur Altin Çomon e APPD-së me 46.35%.
Në Pukë, Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/