Ka zgjatur pak më shumë se një orë protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok. Në përfundim, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me këtë protestë, Edi Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar.
Sipas Berishës, “Rama u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve”
Berisha: Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë. Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. Sot u damkos si armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarëve. U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Edi Rama mori sot ndëshkimin më të madh, më të merituar.
I pyetur për listat, se pse nuk ka vendosur më shumë të rinj, Berisha tha: “Janë qartësisht mbi kuotat”.