Procesi i regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut, ka përfunduar.
Drejtuesit e Entit të Statistikave thanë se ky process u realizua me sukses, ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në vend është 1.832.696.
Bëhet me dije se kemi të bëjmë me 837.232 apartamente, 568.178 familje si dhe 53 503 objekte.
Drejtorit i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski tha se janë vizituar të gjitha objektet në vend, prej të cilave 91% janë lëndë e regjistrimit, ndërsa 9% i mbetur janë objekte biznesi.
Ndërsa sa i përket regjistrimit në diasporë, gjithsej janë regjistruar 204.805 persona. Numri i të regjistruarve nga vendet e Evropës Perëndimore është më i lartë, ndërsa i atyre përtej oqeanit është më i ulët.





