Ka përfunduar rehabilitimi i rrugës së “Epikadeve”, në lagjen nr.1 të Durrësit, ku është asfaltuar një sipërfaqe prej 1000 metër katror si dhe do të vendoset sinjalistika horizontale e vertikale.

Kreybashkiakja Emiriana Sako, e cila publikon këto pamj nga rruga tashmë e rehabilituar, bën me dije se është asfaltuar edhe kuartalli pranë kopshtit “1 Maji” me sipërfaqe 450 metër katror.

Gjithashtu, do të vazhdojnë ndërhyrjet rehabilituese në brendësi të lagjeve të qytetit dhe në të gjitha njësitë administrative.

Postimi nga Emiriana Sako

Punojmë çdo ditë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Sapo përfundoi rehabilitimi i rrugës “Epikadeve” 📍 në lagjen 1 ku është asfaltuar një sipërfaqe prej 1000 metër katror si dhe do të vendoset sinjalistika horizontale e vertikale.
Po kështu është asfaltuar edhe kuartalli pranë kopshtit “1 Maji” me siperfaqe 450 metër katror.
Do të vazhdojmë me ndërhyrje rehabilituese në brendësi të lagjeve të qytetit dhe në të gjitha njësitë administrative. ✅