Ka përfunduar rehabilitimi i plotë i rrugës te varrezat e reja ku janë kryer punimet nëntokësore, janë ndërtuar muret mbajtëse si dhe asfaltimi i plotë i kësaj rruge.

Lajmin e bën me dije kryebashkiakja Emiriana Sako. Përmes një postimi në Facebook, Sako njofton se po kështu janë sistemuar edhe shkallaret që lehtësojnë lëvizjen drejt pjesës kodrinore të varrezës së re.

Projekti rehabilitues i kësaj varreze do të vijojë me sistemimin e parcelave të reja, rrethimit të tyre dhe infrastrukturës rrugore.