Ka përfunduar rikonstruksioni i dy rrugëve në njësinë administrative nr. 4 në zonën e Porto Romanos, Durrës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako në rrjetet sociale.

Sako thotë se “Rikonstruksioni i rrugëve “Alfonsi i V i Napolit” dhe “Mitropolia” me gjatësi totale 640 metra përfshiu përveç asfaltimit, edhe trotuaret si dhe vendosjen e sinjalistikës vertikale e horizontale.”

Postimi i plotë:

Punojmë çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha njësitë administrative.

Ka përfunduar rikonstruksioni i dy rrugëve në njësinë administrative nr. 4 në zonën e Porto Romanos duke ju përgjigjur kërkesës së banorëve.

Rikonstruksioni i rrugëve “Alfonsi i V i Napolit” dhe “Mitropolia” me gjatësi totale 640 metra përfshiu përveç asfaltimit, edhe trotuaret si dhe vendosjen e sinjalistikës vertikale e horizontale.

Rehabilitimi i këtyre rrugëve lehtëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve dhe i shërben rreth 500 banorëve të kësaj zone. Bisedova edhe me banorët që e kishin kërkesë kryesore rehabilitimin e këtyre rrugëve.

Ne kemi në fokus pikërisht problematikat dhe kërkesat e qytetarëve të cilave i japim zgjidhje me punë dhe investime.