Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Danubi” në lagjen nr.14 të qytetit të Durrësit.

Investimi në rrugën 800 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë përfshin “të gjithë infrastrukturën nëntokësore, asfaltimin dhe trotuaret me 2 metra gjerësi”.

Kryebashkiakja Sako thotë se kjo rrugë do t’i shërbejë 1500 banorëbe të kësaj zone.

Postimi i plotë:

📌 Vijojmë punën çdo ditë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Kemi përfunduar një tjetër investim në 📍 lagjen 14 në njësinë administrative 6.

Duke takuar dhe bashkëbiseduar me banorët e kësaj zone ku ka përfunduar tashmë rikonstruksioni🚧 i plotë i rrugës “Danubi” 800 metra të gjatë dhe 6 metra të gjerë.

Kjo rrugë i shërben 1️⃣5️⃣0️⃣0️⃣ banorëve të kësaj zone. Rehabilitimi i këtij segmenti ka përfshirë të gjithë infrastrukturën nëntokësore, asfaltimin dhe trotuaret me 2 metra gjerësi. ✅