Kryeministri Rama ka njoftuar në rrjete sociale se sapo ka përfunduar së rindërtuari shkolla e re nëntëvjeçare “Qemal Mici” në Durrës. Institucioni arsimor është bërë gati për 800 nxënës. Shkolla 9-vjeçare “Qemal Mici” u dëmtua nga tërmeti dhe Instituti i Ndërtimit vendosi për shembjen e saj dhe rindërtimin e një godine të re. 

“Më e fortë, më e bukur e me kushte optimale sipas standardeve europiane, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian”,– shkruan Rama.