Pas rinumërimit të votave në qarkun e Beratit, LSI u rrit me 15 vota ndërsa PS u ul me 18 vota. Me këtë rezultat LSI përfundon pa asnjë mandat.
Kujtojmë që LSI kishte listuar dy kërkesa kryesore për qarkun e Beratin: Shpalljen e pavlefshme të votimeve në nivel qarku dhe përsëritje të zgjedhjeve.
Avokati i LSI u shpreh për hapjen e të gjitha kutive të votimit në nivel qarku, por PS ra dakord vetëm për rinumërimin e QV-ve ku kishte kontestime.





