Në Gjykatën e Vlorës u mbajt mesditën e sotme seanca për rivlerësimin e masës së arrestit ndaj 39-vjeçarit Bledar Selmanaj, i cili u la në burg.

Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e mediave dhe ka zgjatur për gati dy orë ndërsa është drejtuar nga gjyqtari Enkel Peza, prokurore Flora Çela, ndërkohë autori i dyshuar ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke mos pranuar asnjë akuzë të ngritur ndaj tij.

Selmanaj i arrestuar dy ditë më parë në zonën e Bllokut në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Babica”.