Ka përfunduar seanca gjyqësore në GJKKO, ku ka kaluar për gjykim dosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Belerit është shprehur se seanca gjyqësore do të zgjasë dhe nuk është e nevojshme që gjykimi të vijojë me Belerin në burg.

Ai tha gjithashtu se Beleri ka thënë në Gjykatë se po mbahet në burg politikisht.

“Seanca e radhës do të vijojë ditën e hënë. Argumenti ishte që kanë përfunduar hetimet, s’ka nevojë më për marrjen e provave dhe nuk ka pse të ndiqet me masën e “arrestit me burg”. Do vijnë të gjithë dëshmitarët këtu, edhe ata që pretendohet që kanë marrë lekë për votën. Gjyqi do të zgjasë, nuk ka pse të mbahet në burg Beleri.

Te kjo gjykatë nuk kishim asnjë pritshmëri, thjesht po prisnim të merrnim një vendim, por e dinim çfarë vendimi ishte. Ishte zv.ambasadori grek që kërkoi ta takonte sot. Ato janë probleme të tyret që ne nuk i hyjmë, ai është edhe shtetas sot. Fredi Beleri tha që unë po qëndroj në burg politikisht”, është shprehur avokati i Belerit.