Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është paraqitur këtë paradite në Gjykatën e Posaçme, ku ka qenë i pranishëm në seancën e radhës ndaj tij.

Gjatë kësaj seance, gjykata ka pranuar kërkesën e Llallës për revokimin e gjykimit të shkurtuar.

“Do ta ndjek këtë çështje deri në fund”, tha Llalla në fund të seancës për gazetarët. Mësohet se seanca tjetër do të mbahet më 20 prill, në orën 09:00.

Llalla ishte i pandehur për mosdeklarimin e pasurisë. Pranimi i kërkesës për revokimin e gjykimit të shkurturar, kjo do të thotë që bie pretenca që shpalli SPAK dhe fillon gjykimi me zero.

Kujtojmë se SPAK kërkoi 2 vjet burg që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, duhej të zbriste në 1 vit e katër muaj burg por pas revokimit të gjykimit të shkurtar, kjo bie dhe nis nga fillimi gjykimi i zakonshëm.