Ka përfunduar takimi mes kryetarit të PL, Ilir Meta dhe Sekretarit të Përgjithshëem të PD, Flamur Noka në selinë blu.

Pas takimit asnjë nga palët nuk ka folur për mediat. Kjo është hera e parë që Meta shkon në selinë blu për vitin 2023.

Meta nuk u takua me kryetarin e PD, Sali Berisha, pasi është i sëmurë me grip. Deri më tani ende nuk është e qartë se çfarë kanë diskutuar Meta dhe Noka.

Por, duhet theksuar se PL dhe PD kanë një marrëveshje të përbashkët për aksionin politik si dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.