Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim për tre orë me rradhë në Presidencë, me ndërmjetësimin e kreut të Shtetit Bujar Nishani, në përkjekje për ti dhënë fund krizës politike në vend.

Ftesa për dialog u bë nga Presidenti Nishani, ndërsa në tryezën e diskutimeve të pranishëm ishin dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare të PS-PD, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.

I pari që u paraqit në Presidencë, por edhe që njoftoi përfundimin e takimit ishte Rama. Rrugën në të dyja rastet preferoi ta bëjë në këmbë. Ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat. 

Burime jo zyrtare nga selia blu bëjnë me dije për Ora News se ende nuk ka nje marrëveshje mes Ramës dhe Bashës.

Ora 13:20 Burime jo zyrtare nga PD për Ora News: Nuk ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës

Ora 13:11 Përfundon takimi në Presidencë, largohet Rama me Ruçin

Ora 13: 00 -Ambasadorët e BE në zyrën e Vlahutin

Ndërsa në Presidencë vijon takim Rama-Basha, Ambasadorët e Bashkimit Europian po zhvillojnë një takim në zyrën e Delegacionit të Bashkimit Europian në kryeqytet. Ambasadorët do të mbajnë një qëndrim pas takimit.

Ora 10:14– Nis takimi në Presidencë

Ora 10:00– I pari në Presidencë mbërriti kryeministri Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Ata ecën në këmbë.

Ora 10: 08– Pak minuta më vonë ka mbërritur kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.

Ndërkohë kryetari i PD-së Basha pasi doli dje nga mbledhja e grupit tha se nuk kishte diskutuar me Presidentin për modalitetet e takimit, por nënvizoi se nuk hiqte dorë nga kushti i qeverisë teknike pa Edi Ramen kryeministër.

Nga ana tjetër burime nga mazhoranca bënin me dije se kryeministri Edi Rama ishti i gatshëm të takohej që mbrëmjen e së martës (2 maj) me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas këtyre burimeve, Kryeministri nuk pranote zvarritjen e negociatave, ndërkohë që sot nis fushata për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Pasditen e së martës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i drejtoi një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama që të ulen në tryezën e dialogut për t’i dhënë fund krizës politike.