5 dhjetor 2013– Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, atij serb Ivica Daçiq dhe përfaqësueses së BE-së, Catherine Ashton. Të tri palët kanë diskutuar për shtyrjen përpara të marrëveshjes së prillit ndërsa thuhet se janë pajtuar sa i përket çështjes së policisë. Pas takimit ka folur, Catherine Ashton.
“Kam takuar dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, në Bruksel sot për të diskutuar si ta qojmë përpara implementimin dhe elementet të cilat kanë mbetur nga marrëveshja e prillit. Kemi pasur një takim konstruktiv dhe kemi bërë përparim të madh për çështjen e policisë temave të tejra. Jemi pajtuar që të vazhdojmë bisedimet e tjera javën tjetër me 17 dhjetorë”, ka thënë përfaqësuesja e Bashkimi Evropian, Catherine Ashton.
Takimi i përbashkët i përfaqësueses së lartë për politikë të jashtyme, Cathrine Ashton me kryministrin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb Ivica Daçiq ka filluar par apak minutash.Takimi ëshstë konfimuar nga zëdhënësja e Ashton, Maja KoçijançiçAjo nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër pos faktit që Ashton fillimisht është takuar ndaras me të dy kryeminsitrat.Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit dhe balotazhit të 1 dhjetorit.Takimi është thënë se për fokus do ta ketë zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit për normalizim amrrëdhëniesh Kosovë-Serbi.
/Zëri/





