Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar ditën e sotme një takim që ka zgjatur rreth një orë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Pas përfundimit të taakimit, Vuçiç u shpreh se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kufirin Kosovë – Serbi pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.

“Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në “Instagram”.

Kjo vizitë nga Lajçak, ashtu si vizita e javës së kaluar në Kosovë, po bëhet në kuadër të një tjetër përpjekjeje të BE-së për t’i mbajtur palët në dialog.