Ka përfunduar pas shumë vitesh gjyq, çështja midis aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard.

Sipas Daily Mail, të dy palët kanë rënë në një ujdi për të mbyllur çështjen, me Amber Heard që të paguajë një dëmshpërblim ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Kompania e sigurimeve të Heard, do t’i paguajë aktorit Johnny Depp një shumë prej 1 milionë dollarësh në mënyrë që çështja të mos shkojë më tej.

Aktorët e Hollywood-it u përfshinë në një betejë të ashpër ligjore pas pretendimeve të ngritura nga Amber Heard se ajo ishte pre e dhunës në familje.

Në Londër, Heard fitoi gjyqin e parë, ndërsa një gjyq i dytë u zhvillua në Virxhinia të SHBA-së, ku fitoi Johnny Depp.

Në çështjen e dytë, Amber Heard duhej të paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim në tërësi, dhe 5 milionë dollarë dëmshpërblim pas shpifjeve të ngritura përgjatë javëve të gjyqit të dytë.

Nga ana e tij, Depp duhej të paguajnte 2 mln dollarë. Ekipet ligjore të çiftit të Hollyëood-it u ulën në diskutime për të shmangur një gjyq të tretë, pasi Amber Heard apeloi çështjen.

Këtë fundjavë, ata arritën një marrëveshje dhe ranë dakord për të paguar vetëm një dëmshpërblim prej 1 milionë dollarësh.