20 korrik  2015 – Merr fund udhëtimi i tejzgjatur i shqiptarëve që u bllokuan në tragetin e linjës Ankona-Durrës që prej mbrëmjes së të shtunës.

Pas 36 orësh të bllokuar, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit 570 pasagjerët e tragetit të linjës Ankona-Durrës, i cili pësoi defekt teknik një orë pasi ishte nisur në drejtim të brigjeve shqiptare.

Udhëtimi dhe mbërritja e tyre me sukses në tokën shqiptare u bë me një traget tjetër të linjës Bari-Durrës.

Ndërkohë, mësohet se në Portin e Durrësit është krijuar një fluks i madh udhëtarësh, ku aktualisht kanë zbritur rreth 2080 pasagjerë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/