Rrugët e Durrësit do të ndriçohen me ndriçim LED.

Puna për mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor vijon dhe kryebashkiakja Emiriana Sako ka njoftuar se “sapo ka përfunduar vendosja e ndriçimit LED në lulishten pranë rrugës ‘Grigor Durrsaku’ të lagjes nr. 3 të qytetit”.

Postimi i plotë:

Vijon puna për mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor.
💡 Sapo ka përfunduar vendosja e ndriçimit LED në lulishten 📍 pranë rrugës “Grigor Durrsaku” të lagjes nr. 3 të qytetit.
Puna për ndriçimin LED do të vijojë edhe në rrugë të tjera të Durrësit. ✅
⚡️ Ky lloj ndriçimi kursen energjinë elektrike, ndryshon imazhin e zonës, si dhe shton sigurinë.