Festa e Bajramit është afër, dhe përgatitjet për drekën e Bajramit fillojnë që më herët. Sipas traditës, shumë familje në Shqipëri përgatisin ushqime të ndryshme, ndër to edhe bakllavën, që është një ëmbëlsirë e domosdoshme në tavolinë. Ja receta hap pas hapi për bakllavën shqiptare.
Përbërësit për Brumin:
• 1 kg miell
• 4 të verdha vezë
• 2 gota ujë të vakët
• 100 ml vaj ulliri
• 1/2 lugë kafeje kripë
• Pak niseshte
Përbërësit për Mbushjen:
• 1 kg arra të qëruara
• 500 gr gjalpë i shkrirë
Përbërësit për Sherbetin:
• 1.7 kg sheqer
• 1.2 l ujë
• 1/2 limon
Përgatitja e Bakllavës:
1. Filloni duke hedhur miellin e situr në tavolinë. Bëni një gropëz në mes të miellit dhe shtoni të verdhat e vezëve, vajin, kripën dhe ujin e vakët. Filloni të ngjeshni brumin derisa të bëhet homogjen. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe pak ujë të vakët.
2. Pasi brumi të jetë i gatshem, futeni në një qese dhe lëreni të pushojë për rreth një orë.
3. Pas një ore, ndajeni brumin në toptha të vegjël dhe hapini çdo top me okllahi (pec), deri sa të formoni petë të holla. Kujdesuni që petët të jenë të plota dhe të mos prishen.
4. Vendosni petët në një tepsi të lyer me gjalpë, duke i spërkatur secilën me gjalpë dhe duke shtuar arra të grira ndërmjet petëve. Përsëritni këtë proces derisa të përdorni të gjithë brumin dhe arrat.
5. Mbyllni bakllavanë me 7-8 petë të fundit, duke e lyer secilën me gjalpë, dhe e presim në forma rombi.
6. Piqni bakllavanë në një furrë të nxehtë në 150°C për rreth 3 orë, pastaj rritni temperaturën në 200°C për 15 minutat e fundit të pjekjes.
Përgatitja e Sherbetit:
1. Në një tenxhere të thellë, sjellim ujin në vlim dhe shtojmë sheqerin. Trazoni mirë dhe shtoni lëngun e limonit. E ziejmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.
2. Pas pjekjes së bakllavasë, e lëmë të ftohet dhe pastaj e spërkasim me sherbetin që nuk është shumë i nxehtë (rreth 80-85°C). E lemë të regjet për disa orë para se ta shërbejmë.