Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të hënë Presidentin e Republikës Bajram Begaj. Ai ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook ku shkruan se kanë diskutuar për Samitin e Berlinit që do mbahet këtë muaj në Tiranë.

Veç kësaj, ata kanë folur në veçanti për vizitën e parë të një Presidenti francez në Shqipëri, atë të Emanuel Macron.

“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se Samiti i Berlinit do të mbahet në kryeqytet më 16 tetor.