Sipas trendit statistikor të parashikimeve të motit, muaji shkurt pritet të sjellë një ulje të ndjeshme temperaturash disa gradë minus në pothuajse të gjithë Europën.

I ftohti polar, sipas sinoptikanëve pritet të përfshijë Ballkanin, por edhe Italinë mes datave 5 dhe 13 shkurt.

Sinoptikanët shpjegojnë se vorbulla e të ftohtit polar që është krijuar në veri është e detyruar të lëvizë si pasojë e rrymave të ajri dhe ajo konkretisht po shpërthen në tre segmente.