Aksi Lezhë-Shkodër është përgjakur sërish mëngjesin e sotëm. Mësohet se dy automjete janë përplasur në afërsi të Dajçit me njëri-tjetrin dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktimë ka mbetur shoferi Zyhdi Meti.
“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





