Në ditën e parë të këtij viti të ri, rrugët e Shqipërisë u përgjakën nga aksidentet, duke u marrë jetën disa personave.

Pogradec

Një 18-vjecar humbi jetën pranë fshatit Memelisht në Pogradec. Makina Mercedes Benz të cilën po e drejtonte viktima, Rudolf Javxhiu përfundoi jashtë rruge duke u përplasur tragjikisht me bordurën.

Fier

Një tjetër i ri vetëm 17 vjeç u bë viktimë e aksidenteve rrugore, pasi motori me të cilin ai lëvizte humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge në aksin rrugor Lushnje-Berat, në vendin e quajtur Fier-Shegan. Viktima u identifikua 17-vjeçari me iniciale E.H., banues në Fier Shegan.

Shkodër

Në Shkodër, një 34-vjeçar gjeti vdekjen në spital, pasi makina ku ai udhëtonte bashkë me tre të rinj, përfundoi në kanal në aksin Velipojë-Shkodër.

Viktima, Ardit Piranej humbi jetën në spital, ndërsa tre të tjerët A.P. 34 vjeç, R.R., 18 vjeç dhe A.T., 21 vjeç mbetën të plagosur nga aksidenti fatal.

Tiranë

Në një aksident tjetër tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, një efektiv policie gjeti vdekjen pasi u përplas nga një makinë teksa ishte duke ecur në trotuar. Njazi Çera, 48 vjeç, ishte efektiv në komisariatin nr. 1 në Tiranë. Ngjarja u shënua në zonën e Saukut.