Të paktën 113 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një dasmë në Irakun verior.
Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore Nineveh të Irakut, kur zjarri shpërtheu në vendin e ngjarjes vonë të martën në mbrëmje, raporton Reuters.
Zjarri shpërtheu në një sallë të madhe eventesh në rajonin verilindor pasi u ndezën fishekzjarre gjatë festimit, tha mbrojtja civile lokale.
Sipas informacioneve të raportuara, ndërtesa ishte bërë me materiale ndërtimi shumë të ndezshme duke kontribuuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.
Dëshmitarët okularë thanë se qindra njerëz ishin atje duke festuar kur ndërtesa mori flakë rreth orës 10:45 me orën lokale.
Një dasmore, e cila pësoi një djegie në dorë, tha se ndërsa nusja dhe dhëndri po kërcenin ngadalë kur “fishekzjarret filluan të ngjiteshin në tavan, dhe e gjithë salla u përfshi në flakë”.
“Ne nuk mund të shihnim asgjë,” tha 17-vjeçarja për agjencinë e lajmeve AFP. “Po mbyteshim, nuk dinim si të dilnim”.