NEW ORLEANS, 13 maj 2013– Të paktën 19 persona, në mesin e viktimave edhe dy fëmijë një vajzë 10-vjeçare dhe djalë, janë qëlluar me armë zjarri në New Orleans, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vend ku ishin grumbulluar me qindra persona për Festën e Nënës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, ndërsa mësohet se tre persona janë në gjendje të rëndë për jetën.

Zona është izoluar, ndërsa policia po kërkon tre të dyshuar.