Shkon në tre numri i viktimave që humbën jetën sonte pas një përplasjeje me armë zjarri në aksin Elbasan-Metalurgjik, në vendin e quajtur Katund i Ri.
Makina me tre personat ka qenë në lëvizje. Dyshohet se edhe personat që kanë qëlluar kanë qenë në ecje.
Dyshohet se autori ka qëlluar me breshëri kallashnikov duke lënë të vdekur shtetasin me iniciale E.K. dhe plagosur dy të tjerë, të cilët ndërruan jetë në spital.
Dyshohet se përplasja është mes dy bandave, por Policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar rreth ngjarjes.
Kjo përplasje ndodh vetëm dy ditë para vitit të ri. Policia sakaq ka nisur kontrollet në të gjitha akset nacionale me qëllim kapjen e autorëve. Paraprakisht dyshohet se dy mjetet e autorëve dhe viktimave kanë qenë me targa italiane.





