Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme tek kisha e Laçit, ku një 27-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Siç bëhet e ditur nga policia, e reja me iniciale A.G, nga Korça në kushte depresioni ka tentuar të vrasë veten.

27-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

“Më datë 21.09.2017, në spitalin e Laçit ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja A.G, vjeç 27 banuese në Vithkuq, Korçë, pasi në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.”, -thuhet në njoftimin e policisë.